Sport Ndërkombëtar

Ten Hag me shumë të majme për transfere sezonin e ardhshëm – tek United

Erik ten Hag

Tashmë zyrtarisht Erik ten Hag do të jetë në krye të stolit të Unitedit.

Klubi anglez do ka konfirmuar edhe vetë sot lajmin duke i dhënë fund thashethemeve.

Holandezi që pritet të zë vend në “Old Trafford” në fund të këtij sezoni, do të ketë në dispozicion 240 milionë euro për transfere, raporton “Goal”.

Gjashtë lojtarëve të “Djajve të Kuq” do t’u skadojë kontrata dhe do të largohen gjatë verës, gjë që do të çlirojë një shumë të konsiderueshme të pagave të klubit duke i dhënë kështu mundësi 52 vjeçarit për disa prurje të reja.

Declan Rice dhe Harry Kane janë dy emra që kanë qenë të lidhur me Unitedin, megjithëse dyshja do të merrte të gjithë buxhetin e Ten Hag.

Harry Kane dhe DeclanRice

Ndërkohë, Darwin Nunez i Benficas dhe Ruben Neves i Wolves do të ishin opsione më të lira.

Përndryshe, fituesi i 13-të fishtë i Premierligës nuk ka arritur të fitojë trofe që nga viti 2017 – kur arritën të shpallen kampionë të Europaligës.

Manchester United duke festuar me trofeun e Europaligës

Atëbotë, trajner ishte Jose Mourinho që zhvilloi 144 ndeshje, para se të shkarkohej në dhjetor të 2018-ës. /Shqip.com