Sport Ndërkombëtar

Ten Hag ia “hap derën” Ronaldos, mund të largohet në janar

Spekulimet për të ardhmen e Cristiano Ronaldos po vazhdojnë.

Sipas raportimeve të fundit Erik ten Hag nuk do të kundërshtojë largimin e yllit portugez në janar.

37-vjeçari kërkoi largimin nga “Old Trafford” – por nuk arriti të marr një ofertë konkrete.

Derisa, këtë stinor ai ka mbetur në stol.

Kapiteni portugez, i cili thuhet se ka mbetur shumë profesionist gjatë situatës së tij të vështirë, shpreson se një paraqitje e fortë në Kupën e Botës në Katar këtë dimër do të tundojë një klub të Ligës së Kampionëve.

Nëse arrin një ofertë e përshtatshme, atëherë besohet se shefat e Old Trafford do t’i japin lamtumirën sulmuesit, pas më pak se 18 muajsh në Manchester.

Ronaldo këtë sezon ka tetë ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat dhe ka vetëm një gol të shëmuar, e cila erdhi nga pika e bardh në Europa Legaue./Shqip.com

/Shqip.com