Sport Ndërkombëtar

Ten Hag ia doli – pa Ronaldon

Trajneri holandez, Erik ten Hag

Erik ten Hag ia doli.

Me Cristiano Ronaldon në bankën rezervë – Manchester United e arkëtoi fitoren e parë në Premierligë.

Dhe këtë – ndaj Liverpoolit: një kundërshtar i përjetshëm.

“Djajtë e Kuq” ishin dominues në këtë takim që nga minuta e parë – teksa dy golat e shënuar nga Rashford dhe Sancho – dhanë sinjale pozitive për vazhdimin e sezonit.

Shpejtësia e këtyre dy futbollistëve me anë të kundërsulmeve – i fuste në panik mbrojtësit e “The Reds” – taktikë të cilën – duket që e kishte menduar mirë Ten Hag.

Teksa, inkuadrimi i Anthony Martian në vend të Elangas – doli të jetë një lëvizje e zgjuar – pasi francezi dhuroi asistim.

CR7 u inkuadra  vetëm në minutën e 85-të – kur puna ishte e “kryer”.

Me këtë fitore, United ngritet në vendin e 14-të – me tre pikë të grumbulluara – pas tri ndeshjeve.

Takimin e rradhës – kjo skuadër e zhvillon të shtunën e 27 gushtit – në udhëtim te Southamptoni, opsion mbetet vetëm fitorja./Shqip.com