Sport Ndërkombëtar

Ten Hag e nis sot – rrugëtimin me “Djajtë e Kuq”

Trajneri holandez, Erik ten Hag

“Teatri i Ëndrrave” është stadiumi – në të cilin do jetë vëmendja kryesore – e botës së futbollit – sot.

Me fillim nga ora 15:00 – Manchester United e pret në shtëpi – Brighton & Hove Albion.

Kjo është ndeshja e parë kampionale nën drejtimin Erik ten Hag, i cili ka për qëllim ta rikthejë  – Unitedin në binarë.

Opsion i vetëm për “Djajtë e Kuq” është fitorja – pasi edhe janë favoritë në letër.

I gatshëm për këtë ndeshje është edhe Cristiano Ronaldo – i cili ka postuar një fotografi në Instragram – duke shkruar “Gati”.

Në të njëjtën kohë do të zhvillohet edhe ndeshja Leicester City – Brentford.

Teksa, në 17:30, West Ham United përballet me Manchester Cityn./Shqip.com