Lajme

Temperaturat mbi 35 gradë në dy ditët në vijim

Ilustrim

Prishtina Weather paralajmëron se gjatë ditës së premte dhe të shtunë do të ketë vapë të madhe, ndërsa paralajmëron se vapa afrikane nuk do të largohet.

Parashikimi i motit për dy ditët në vijim:

Në dy ditët e fundit të muajit korrik mbetet mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë.  Temperaturat maksimale mbesin të larta dhe luhaten nga 36C deri 38C.  Vapa afrikane me temperatura maksimale mbi 35C mbetet prezente edhe javën e ardhshme.

30.07.2021 – Mot shumë i nxehtë dhe kryesisht me diell.  Temperaturat në vise të ulëta luhaten nga 18C deri 38C, e në vise malore nga 17C deri 28C.  Do të fryjë erë mesatare nga jugperëndimi e perëndimi 6-10m/s, me hove deri në 13m/s në Dukagjin.  Indeksi UV shumë i lartë, ndaj orëve të mesditës preferohet t’i ikim ekspozimit në diell.  Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme, e orëve të pasdites shkaku i rritjes së ozonit sipërfaqësor, por edhe prezencës së pluhurit saharian, mund të kaloj edhe në vlera mesatare, vende-vende edhe në të dobëta.

31.07.2021 – Mbetet mot shumë i nxehtë dhe kryesisht me diell.  Temperaturat në vise të ulëta lëvizin ndërmjet 18C deri 37C, e në vise malore 16C deri 28C.  Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 3-6m/s.  Indeksi UV në vlera shumë të larta, ndaj orëve të mesditës duhet t’i shmangemi qëndrimit në rreze të diellit. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme, e orëve të pasdites shkaku i rritjes së ozonit sipërfaqësor, por edhe prezencës së pluhurit saharian, mund të kaloj edhe në vlera mesatare, vende-vende shkurtimisht edhe në të dobëta./SHQIP.com