Lajme

Temperaturat deri në 35 gradë sot në Kosovë

Foto ilustruese

Mot kryesisht me diell dhe temperature të larta pritet të ketë gjatë ditës së sotme në Kosovë, njofton Shqip.com.

Vendi po vazhdon të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit, por gjatë orëve të pasdites parashikohet të ketë edhe rrebeshe shiu në disa zona të caktuara, kryesisht në veriperëndim të vendit.

Në fundjavë sërish parashihen vranësira të dendura gjë që do të ndikojnë në prishjen e kushteve meteorologjike.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë celsius.

Indeksi UV vazhdon të mbetet në vlera të rrezikut dhe kontakti direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17 mundësisht të jetë sa më i kufizuar, sidomos për njerëzit në moshë dhe ata që kanë sëmundje kronike. /Shqip.com