Lajme

Temperatura të larta dhe vapë gjatë ditës së dielë, pasditja parashihet me shi

Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së diele temperaturat do të jenë të larta dhe moti do të jetë kryesisht me diell.

Në njoftimin e IHMK-së, thuhet se pasditen do të ketë vranësira dhe me mundësi të reshjeve të shiut në formë të stuhive.

“Mot kryesisht me diell dhe vapë do të mbajë gjatë pjesës më të madhe të ditës së diele. Pasdite do të ketë vranësira të pakta, por me mundësi të zhvillimit të tyre dhe riga të izoluara shiu në formë stuhie”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius.

Ilustrim.

Indeksi UV do të jetë i lartë.

Tutje, IHMK-ja njofton se do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperendimit./Shqip.com