Sport Ndërkombëtar

Telles dhe Mc Tominay rikuperohen nga lëndimet

Telles dhe Mc Tominay kthehet në stërvitje

Pas një humbje befasuese që e pësuan në Ligën e Kampionëve kundër Young Boys, buzëqeshja është rikthyer përëri te Manchester United.

Pas një kohë jashtë fushave të gjelbra, sot në stërvitje të plota janë rikthyer Alex Telles dhe Scott McTominay, shkruan Shqip.com.

Mungesa e McTomminay në mesfushë ka qenë një hendikep i madh në repartin e mesfushës, sidomos në ndërprejen e aksioneve.

Ndërsa, rikthimi i Telles do të thotë se Luke Shaw mund të pushojë pasi ka qenë pa zëvendësues në krahaun e majtë.

Por, një lajm edhe më i rëndëishëm është fakti që Marcus Rashford ka filluar stërvitjet individuale. Sulmuesi anglez është i lënduar qysh prej Kampionatit Evropian, dhe pesha e tij tek “Djajtë e kuq” është shumë e madhe.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, personat duke marrë pjesë në sporte dhe teksti që thotë "10 TL adidas MUTV"
Marcus Rashford gjatë stërvitjeve

Duke marrë parasysh që në repartin e sulmit janë Cristiano Ronadlo, Jadon Sancho dhe Mason Greenwood atëherë do të rritet edhe më shumë konkurenca.

Ndërsa i lënduar vazhdon të jetë, Edinson Cavani, për të cilin Ole gun Solskjaer tha se mund të fillojë stërvitjet gjatë javës së ardhshme.

Ndeshjen e ardhshme, Unitedi do e zhvillojë në udhëtim te West Ham United./Shqip.com