Teknologji

Teleskopi ‘James Webb’ ofron pamje të re të Uranit

Pas kapjes së fotografive më të mira të Neptunit, NASA ka drejtuar lentet me fuqi të lartë të teleskopit ‘James Webb’ drejt gjigantit tjetër të akullit të sistemit diellor, Uranit.

NASA tha se pamja e re “mahnitëse” e teleskopit të Uranit, e kapur më 6 shkurt, ofron një vështrim të detajuar të unazave të zbehta, të fotografuara rrallë të planetit.

“Imazhi i ri paraqet unaza dramatike si dhe karakteristika të ndritshme në atmosferën e planetit”, ka shkruar NASA.

Imazhi i zmadhuar i Uranit tregon gjithashtu boshtin unik të planetit. Ndryshe nga Toka, e cila rrotullohet në një bosht prej 23.4 gradë, Urani rrotullohet në një kënd prej pothuajse 90 gradë, thotë NASA. 

Ky anim ekstrem e bën Uranin planetin e vetëm që rrotullohet pothuajse plotësisht në anën e tij. Si rezultat, polet e planetit ndodhen në anët e tij, duke i dhënë atij pamjen e një topi që rrotullohet rreth diellit.

Pikat e ndritshme që shihen në imazh janë retë e planetit, të cilat NASA thotë se ka të ngjarë të lidhen me aktivitetin tipik të stuhisë. 

/Shqip.com