Lajme

Telekomi i Kosovës paraqet kërkesën për hetimin e mbi 100 milionë eurove

Telekomi i Kosovës

Telekomi i Kosovës paraqitur kërkesën për fillimin e hetimeve ndaj dyshimeve për keqpërdorimin e 100 milionë euro brenda kompanisë.

Përmes një komunikatë për media nga Telekomi i Kosovës thuhet se keqpërdorimet kanë të bëjnë në rastin e “Z-Mobile”.

“Kjo kërkesë është iniciuar ndaj personave, zyrtarë të lartë të kompanisë dhe personave privat, të cilët duke: lidhur kontratë të dëmshme, fshehur dhe manipuluar të dhëna dhe prova, paraqitur deklarata të rrejshme, me veprimet dhe mosveprimet e tyre e kanë dëmtuar Telekomin e Kosovës në periudha të ndryshme kohore dhe kësisoj kanë kryer vepra penale të dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Sipas Telekomit të Kosovës të njëjtit kanë iniciuar, hartuar, nënshkruar dhe gjatë kohës së zbatimit të kontratës nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për të ndaluar ose edhe e kanë fshehur dëmin që ishte duke shkaktuar kontrata, duke mundësuar kështu dëme të pariparueshme qindra milionëshe ndaj Telekomit si dhe dëmtim të buxhetit të Republikës së Kosovës”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Telekomi i Kosovës

Në komunikatë e lëshuar nga Telekomi i Kosovës thuhet se ka humbjen komercilae në vlerë mbi 100 milionë euro.

“Humbjet komerciale nga zbatimi i kontratës, që llogariten në vlerë rreth 102 milionë €. Humbjet direkte si pasojë e pamundësisë së zbatimit të kontratës në vlerë rreth 51.4 milionë € (Vendimet e arbitrazheve). Humbjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së vitit 2017. Humbjet e buxhetit të shtetit të Republikës së Kosovës, në vlerë rreth 16.2 milionë €, si pasojë e shmangies së tatimit nga Dardafon.net LLC”, thuhet në njoftim./Shqip.com