Sport Shqiptar

Telaku renditet i 18-ti në Lojërat Mesdhetare

Notari kosovar, Alush Telaku, ka garuar në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, në not në disiplinën 50 metra delfin.

Telaku përfundoi garën me kohë prej 26.74 sekonda, që nuk i mjaftoi të kualifikohet në finale.

Ai u rendit në vendin e 18-ti në këtë disiplinë.

Por, aventurat e tij në këto gara nuk do të marrin fund tani, pasi Telaku do të garojë edhe në disiplinat e 100 dhe 200 metra, të cilat zhvillohen më 4 dhe 5 korrik.

Kosova ka grumbulluar deri më tani gjashtë medalje, duke përfshirë tri të arta dhe dy të bronzta përmes xhudos dhe një e bronztë në boks.

Përndryshe, kjo është hera e dytë që Kosova merr pjesë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, kur morri pjesë në Spanjë dhe fitoi katër medalje./Shqip.com