Telaku mbyll Lojërat Olimpike pa fat
Publikuar:
(05.07.2022 15:39:17)

Notari i ekipit të Kosovës nuk arriti të japë më të mirën në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.
Alush Telaku ka zhvilluar edhe garën e tretë dhe të fundit të notit në kompeticionin që po mbahet në Algjeri.
Notari ynë garoi në disiplinën 100 metra delfin, ku përfundoi në vendin 19.
Përderisa, koha që iu desh atij ta mbyll garën ishte 59.70 sekonda.

Me Telakun kanë përfunduar edhe garat e ekipit ekipit tonë, i cili fitoi gjashtë medalje, tri të arta dhe tri të bronzta.
Përndryshe, pesë medalje u fituan nga xhudo dhe një e bronztë nga boksi, duke çuar numrin total në gjashtë.
Pjesa e mbetur e ekipit do të niset për Kosovë të mërkurën mbrëma, menjëherë pas ceremonisë mbyllëse. /Shqip.com