Telaku dhe Beka mbeten të pafat në Lojërat Mesdhetare

Notarët e Kosovës, Alush Telaku dhe Vanesa Beka u paraqitën sot në disiplinat e tyre në turneun që po mbahet në Oran të Algjerisë.
Telaku garoi në 200 metra delfin, ku e mbylli garën në vendin e gjashtë, aq sa ishin garues,
Koha që iu desh atij ta mbyllte garën ishte 2:13.84 minuta.

Kurse, Beka garoi në disiplinën 50 metra bretkosë dhe doli e pesta, aq sa ishin garues.
Koha që iu desh Vanesën ishte 37.14 sekonda.
Megjithatë, Vanesa është vetëm 15-vjeçare dhe garat në LM Oran 2022, ku garoi me seniore, do të jenë përvojë e mirë për garat e ardhshme ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, Alush Telaku garon edhe nesër në 100 metra delfin, ku do të mbyllet edhe garimi i ekipit tonë të notit në Oran.
Përndryshe, kjo është hera e dytë që Kosova merr pjesë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, kur morri pjesë në Spanjë dhe fitoi katër medalje.
Teksa, në kompeticionin e sivjetëm, garuesit tanë kanë siguruar gjasthtë medalje. /Shqip.com