Rozë

Tekstet e Butës – paralajmërim për dhunë, vrasje dhe korruptim të gjykatësve, apo vetëm trillime?

Tekstet e reperëve shqiptar jo rrallë kanë qenë temë diskutimi në mediat shqiptare.

Droga, dhuna, seksizmi janë temat që reperët përherë i kanë përfshirë në tekstet e tyre.

Reperi Buta, njihet për ‘dissa-t’ e tij ku shpesh ka nxitur edhe sherre.

E së fundmi, emri Butës po lakohet tek lajmet në kronikën e zezë, kjo për shkak të vrasjes së ndodhur në Ferizaj, ku vëllai i tij, Qëndrim Januzaj, i njohur me nofkën “Rifa” dyshohet se la të vdekur Gazmend Hysenin, apo i njohur me nofkën Strella.

Dyshohet se vrasja erdhi si pasojë, pasi që viktima i kishte djegur Butës veturën në vlerë prej 70 mijë eurosh.

Por, çfarë thoshte Buta në tekstin e një nga ‘freestylet’ e tij të vitit 2019?

“Na të dy kem mu taku n’spital ke me përfundu” është kjo një frazë nga “Freestyle” i reperit Buta i kënduar para tri vitesh.

Por jo vetëm, reperi po ashtu e përmend se nuk harron ata që i kanë bërë keq.

“Nuk harroj nuk ka me fal, allo ambulanta, njoni n’bark i mur do plag” janë vargjet tjera të Butës.

Buta po në të njëjtin tekst jep një premtim:” Po ta jap nji premtim, nuk ka kërcnim, ki mu ther a mu plagos, nuk ki pshtim”.

Teksa, në këngën e titulluar “Pare t’Reja” në bashpëunim me Agon, ai “rrëfen” se si i ka mashtruar gjykatësit.

“Unë kom rrejt në gjyq sa herë m’kan bo pytje, gjykatësi e prokuori më kqyrke me mëdyshje” – thoshte ndër të tjera Betimi.

Përndryshe, të dyshuarit për vrasjen e “Strellës”, Qëndrim Januzajt, dje Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar 1 muaj masë paraburgimi.

Theksojmë se Qëndrim Januzaj, kishe qenë edhe njëherë tjetër në burg për shkak të një tentative vrasje, gjë të cilën Buta e ka treguar në emisionin e tij me Elita Rudin.

Në tekstin e “Freestylet” të lartëpërmendur Buta po ashtu përmend rastin e vëllait të tij, ku thotë se me një bakshish ai dol inga burgu për një ditë.

“Prokurorit një bakshish, vllavi m’dul mu për një dit”, ishte shprehur Buta në tekstin e tij.

Kujtojmë se Buta nisi të merret me muzikë që nga viti 2010-të, teksa është ndër ta parët që ka sjellur në Kosovë frymën e subzhanrit të quajtur “Trap”./SHQIP.com