Lajme

Tejkaloi shpejtësinë e lejuar, gjobitet me 500 euro dhe i hiqen 5 pikë nga patentë shoferi

Policia e Kosovës

Një person është gjobitur me 500 euro nga Policia në Ferizaj pasi kishte tejkaluar shpejtësinë e vendosur në shenjat e trafikut.

Vozitësi, S.S, kishte tejkaluar shpejtësinë ku në zonën e kufizimit prej 40 km/h, kishte shkuar në 106 kilometra në orë.

“Pasditen e djeshme, kanë ndaluar personin i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ‘’Gursel e Bajram Sylejmani’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 106 km/h”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shqiptimi i gjobës nga Policia e Kosovës

Përveç gjobës, 38 vjeçarit i janë hequr pesë pikë obligative në patent shoferin e tij dhe një vit masë mbrojtëse.

“Në lidhje me këtë, policia ndaj shoferit me inicialet S.S (M/K) i moshës 38 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro , 5 pikë negative dhe 1 vit masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar”, deklaron tutje policia./Shqip.com