Lajme

Tejkaloi shpejtësinë e lejuar, gjobitet me 300 euro dhe i ndalohet drejtimi i automjetit për 3 muaj

Fotografi nga Policia e Kosovës

Një person është dënuar me 300 euro dhe i është ndaluar drejtimi i mjetit për tre muaj.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i njëjti ishte duke e drejtuar automjetin në 202 km/h në zonën ku kufizim i shpejtësisë është 120km/h.

“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 202 km/h (gjobitet me 300€ dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik)”, thuhet në njoftim.

PK ka bërë të ditur se do të vazhdojnë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor./Shqip.com

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës