Sport Ndërkombëtar

Tebas tregon si mund të realizohet kthimi i Messit te Barcelona

Rikthimi i Lionel Messit te Barcelona vazhdon të jetë temë aktuale, por duket të jetë edhe çështje mjaft e komplikuar.

Për këtë mundësi ka folur edhe presidenti i La Ligas, Javier Tebas.

Në një prononcim për RMC Sport, Tebas deklaroi: “E shoh të komplikuar rikthimin e Messit te Barça.

Ka akoma kohë, por katalanasit duhet të shesin dhe të ulin nivelin e pagave të lojtarëve. Mos të harrojmë që mungon edhe një informacion i rëndësishëm: paga e Messit. Barcelona nuk është si PSG-ja, që hap rubinetin dhe nxjerr para për të paguar pagat e lojtarëve. Katalanasit e kanë të nevojshme të ulin kufirin e pagave. Vetëm kështu mund të firmosin me lojtarë të rinj.

Është njësoj si metroja: njerëzit duhet të dalin jashtë për të lejuar futjen e personave të tjerë”, theksoi Tebas.

/Shqip.com