Kulturë Kino

Teatrot shqiptarë bëhen bashkë në festivalin “MOISIU”

Teatri do të bashkojë trojet e shqiptare në shfaqje artistike.

Teatrot nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me festival të përbashkët, nga data 16 nëntor, në Shkup.

Sipas Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, teatrot kryesore shqiptare do të bashkë-organizojnë festivalin më të madh të teatrove nga të trija shtetet.

Festivali “MOISIU”, do të organizohet me 12 trupa teatrore.

Gjithashtu, sipas njoftimit, festivali do të jetë i përvitshëm dhe do të organizohet në çdo nëntor në rotacion, në Shkup, Tiranë e Prishtinë.

Festivali do të zgjasë deri më 27 nëntor.

/Shqip.com