Kulturë Kino

Teatrit Kombëtar reagon pas vdekjes së Vjosa Berishës

Producentja dhe regjisorja Vjosa Berisha

Një ndër regjisoret më të suksesshme në Kosovë, Vjosa Berisha, ka ndërruar jetë në moshën 50 vjeçare.

Berisha ishte diagnostikuar me kancer në vezore.

Vdekja e saj e parakohshme ka lënë të pikëlluar të gjithë, posaçërisht ata që e njohën nga afër – ku ngushëllimet nga figurat publike kanë qenë të shumta.

E së fundmi edhe Teatri Kombëtar i Kosovës ka shprehur ngushëllime për familjen Berisha – Istrefi si dhe për të gjithë bashkëpunëtorët.

“Me dhimbje të thellë pranuam lajmin për humbjen e bashkëpunëtores dhe mikes së Teatrit Kombëtar të Kosovës, Vjosa Berisha. Teatri Kombëtar i Kosovës ju shprehë ngushëllime të sinqerta familjeve Berisha dhe Istrefi si dhe të gjithë bashkëpunëtorëve”, thuhet në reagim.

Berisha ishte e njohur për pothuajse 20 vjet në industrinë e filmit. Ajo ka qenë bashkëthemeluese dhe drejtoreshë e Festivalit “PriFest”.