Kulturë Kino

Teatri Kombëtar publikon shfaqjet gjatë muajit shkurt

Shfaqja teatrale "Gratë"

Teatri Kombëtar i Kosovës, ka publikuar listën e shfaqjeve gjatë muajit shkurt.

Nga data tre shkurt dhe deri më 28 shkurt, teatri do të jetë i hapur për pesë shfaqjet të cilat ishin të pëlqyera edhe në muajin janar.

Ndër shfaqjet që do të përcjellin muajin shkurt janë: “Fausti”, “Molly”, ‘Hollyshit”, ‘Gratë”, “Club Albania”.

Disa nga këto shfaqje u luajtën në teatro të ndryshme të vendit.

/Shqip.com