Kulturë Kino

Teatri Kombëtar fillon provat me teatrin e Prizrenit dhe Gjilanit

Teatri Kombëtar i Kosovës
Teatri Kombëtar i Kosovës

Pas shfaqjes së suksesshme teatrale “Club Albania”, Teatri Kombëtar i Kosovës ka filluar provat e tjera për shfaqjen e radhës.

Mirëpo, tani do të jetë në bashkëpunim me qytetin e Prizrenit dhe Gjilanit.

“Kanë filluar provat e para tē koproduksionit në mes të Teatrit Kombëtar të Kosovës ,Teatrit “Bekim Fehmiu” – Prizren dhe Teatrit të qytetit –  Gjilan”, u tha në njoftim.

Shfaqja do të jetë  “Fausti”, e cilë është nga Fadil Hysaj, motivuar nga “Fausti” i Gëtes e Marlosë.

Premiera do të jepet premierë dhe do të hap Festivalin e Dramës Origjinale Shqipe në Gjilan në janar të vitit 2023, kurse reprizat do të vazhdojnë në Kosovë dhe rajon.

/Shqip.com