Teatri Kombëtar do të fillojë punën në hapësira alternative

Teatri Kombëtar i Kosovës do të fillojë punën në hapësira alternative.
Objekti i vjetruar i Teatrit Kombëtar, ju ka nënshtruar një renovimi të plotë që pothuajse tre muaj, gjë e cila sjelli edhe mbylljen e përkohshme të tij.
Ndërkaq, sipas njoftimit të teatrit, tani do të fillojë puna në hapësira alternative.
“Një prej këtyre hapësirave është edhe Amfiteatri në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, në të cilin sot u takua ekipi i shfaqjes së re që do të punohet në TKK e bazuar në komedinë “Pas vdekjes” e A.Z. Çajupi me regji të Fatos Berishës!”, thuhet në njoftim.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kishte njoftuar se në përputhje me përfundimet profesionale e shkencore të ekspertëve, është vënë në veprim për të iniciuar e zhvilluar një proces tërësor të ndërhyrjeve rinovuese që do t’i adresojë të gjitha nevojat e revitalizimit, të projektimit, ekzekutimit të ndërhyrjeve dhe funksionalizimit të plotë të ndërtesës së TKK-së , në të cilën po ashtu ushtron veprimtarinë e vet edhe Baleti Kombëtar i Kosovës.