Rozë

Tea Trifoni ndahet edhe nga i dashuri tjetër

Tea Trifoni

Ish-konkurrentes së “Për’puthen”, Teas nuk po i ecë mirë me fatin në dashuri.

Kjo pasi që lidhja e saj që kishte me modelin, Beart Rexhepi nuk i zgjati shumë dhe u ndanë pas disa muajsh.

Mirëpo pas tij, Tea ishte në një lidhje të re, por që i dashuri i saj nuk u zbulua për publikun, pasi që sipas saj, dëshiron që të mos jetë figurë publike.

Tea Trifoni

Ditën e sotme në “Goca dhe Gra”, Tea Trifoni gjatë bisedës se pse zihen çiftet ka ndarë një lajm nga jeta e saj personale.

Ajo ka rrëfyer se është ndarë nga i dashuri dhe shkak ka qenë xhelozia.

“Asnjë nuk e kam, jo nuk më la”, ka deklaruar Tea duke treguar për lidhjen e saj.

Ish-konkurrentja, më tej ka thënë se, siç duket ajo nuk ka fat në dashuri dhe e gjithë kjo po dëshmohet./SHQIP.com

Pjesën e lajmit e gjeni nga minuta 28:53.