Rozë

Tea Trifoni tregon arsyen e fortë se pse zgjodhi të mos hynte mes çiftit Luiz-Kiara

Tea Trifoni është eliminuar javën e kaluar nga Big Brother Albania.

Ajo ishte në nominime së bashku me Oltën dhe Dea Mishel – pas vendimit që Kiara ta hap “Kutinë e Pandorës”.

Së fundi ajo ka folur për rrugëtimin brenda shtëpisë në emisionin “Pardon My French” ku tha se ishte shumë emocionale i gjithë ky rrugëtim.

Duke qenë se ka qenë edhe në një program dashurie si “Për’Puthen” pse Tea nuk luajti pak më shumë aty brenda në shtëpi, si për shembull të hynte pak mes Luizit dhe Kiarës?

Unë mes çiftit nuk jam futur në “Për’Puthen” jo më në “Big Brother”- duke deklaruar se dyshen i sheh të dashuruar shumë.

/Shqip.com