Rozë

Tea tregon mënyrën interesante si u njoftua me të dashurin e ri

Tea Trifoni,

Ish konkurrentja e “Për’puthen”, Tea Trifoni, ka filluar tashmë eksperiencën e re si moderator.

Ajo gjatë emisionit të saj ka bërë një deklarate interesantë për jetën e saj private.

Tea ka treguar se është njoftuar rastësisht me të dashurin e ri dhe janë realisht në njohje e sipër.

Ajo më tej, ka treguar se të dytë nuk e njihnin të zotin e ditëlindjes prandaj edhe kanë pasur mundësi të njihen më shumë njëri më tjetrin.

“E kam njohur së fundmi prandaj them që jam akoma në njohje. Jemi njohur në një festë ditëlindje rastësisht. Ai nuk e njihte të zotin e ditëlindjes, as unë nuk e njihja ta zotin e ditëlindjes dhe ishim kështu të përjashtuar nga grupi edhe u bashkuam bashkë”, tha Tea.

Tea ka krijuar lidhje të re pas ndarjes nga modeli, Beart Rexhepi./SHQIP.com