Rozë

Tea e “Për’Puthen” pranon mesazhe nga një i moshuar, i publikon në Instagram

Tea Trifoni

Tea Trifoni edhe pse ka disa muaj që është larguar nga ekrani po vazhdon që të jetë në fokus të mediave rozë.

Ajo së fundi ka marrë vëmendje të madhe pasi ka postuar një bisedë me një person të moshuar, të cilin ajo e cilësoi si “babi i dikujt”.

Nga fotoja e publikuar shihej se personi në fjalë ka kërkuar vazhdimisht të flasë me të ndërsa ajo ia mbuloi fytyrën dhe emrin.

Ky nuk është rasti i parë që ajo ka postuar, pasi raste të tilla të ngacmimit nga persona të moshuar janë të shpeshta.

Ndryshe, Tea pas ndarjes nga i dashuri i fundit, nuk është deklaruar për jetën e saj private./SHQIP.com