Rozë

Tea akuzon Kiarën se e kërcënoi, ajo e quan gënjeshtare

Tea Trifoni ka bërë ditën e sotme një deklaratë të fortë.

Ajo ka deklaruar se është kërcënuar nga Kiara se do e vrasë.

Tea thotë se ngjarja ka ndodhur te dera e TV ku ka ardhur Kiara, tezja dhe kunati i saj, i cili thotë se punon në një ministri.

“Te dera e Topit më kanë kërcënuar, Kiara me kunatin e saj, familjarin, më tha do të të vras je kështu je ashtu, është punonjës ministrie ai tjetri. Më thanë që është burri i tezes së saj. I thashë thjesht që hajde, por ai iku. Njerëzit janë shumë ndryshe mbrapa skene, Kiara nuk thotë asgjë para kamerave, por kur fiken çfarë nuk thotë, shan etj. Kam folur me produksionin, me Kiarën jo, ajo nuk u ftua në një prime prej kësaj gjëje. Më thanë bëje publike”, tha Tea.

Por, Kiara e mohoi deklaratën.

Donaldi: Kishim Tean pak më parë dhe tha se burri i tezës së Kiarës më ka kërcënuar.

Kiara: Sështë e vërtetë.

Donaldi: Ishte shume e prekur.

Kiara: Vërtetë?

Donaldi: Po e pyetëm nëse e ke sqaruar me Kiarën, s’kam ça të flas më tha.

Kiara: Prodhohen shumë lajme, ka dhe shumë personazhe që nuk e di për çfarë e bëjnë, ndoshta për vëmendje, por nuk ka kërcënuar kurrë, është shumë e shëmtuar.

/Shqip.com