Lajme

Të vaksinuarit me Pfizer mund të dhurojnë gjak pas 2 dite, me AstraZenaca pas 4 jave

Ilustrim

Të vaksinuarit me Pfizer kanë të drejtë të dhurojnë gjak dy ditë pas imunizimit, por këtë të drejtë nuk e kanë ata që janë të vaksinuar me AstraZeneca.

Bukurije Zhubi, drejtoreshë në Qendrën për Transfuzion të Gjakut, ka bërë të ditur se të vaksinuarit me AstraZeneca mund të dhurojnë gjak veç pas 4 jave.

Ajo ka sqaruar edhe ata që janë shëruar nga virusi, dy javë pas mund që lirisht të jenë dhurues të gjakut.

“Do të thotë, Moderna edhe Pfizer dy ditë, AstraZenaca dhe të tjera shtyhet dhurimi katër javë prej momentit kur keni marrë vaksinën. Pas kalimit të kësaj periudhe të gjithë qytetarët mund që lirisht të dhurojnë gjak. Edhe të gjithë ata që janë shëruar edhe pas dy jave nuk kanë simptoma mund të vijnë të dhurojnë gjak”, ka thënë Zhubi në një intervistë për EO.

Ajo ka shtuar se të vaksinuarve u lejohet që të dhurojnë edhe plazmën e gjakut që shërben si masë shëruese për të sëmurët me Covid.

“Të vaksinuarve iu lejohet që të dhurojnë plazmën e gjakut, ndërsa ata që nuk e kanë kaluar Covidin dhe kanë marrë vaksinën ata mund të dhurojnë vetëm si dhurues i zakonshëm i gjakut e jo dhurues i plazmës sepse kushti për të dhuruar plazmë është të ketë kaluar sëmundjen dhe të jetë i shëruar”. 

Zhubi u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë kaluar virusin që të dhurojnë plazmën në kohën kur numri i të infektuarve ka shënuar shifra rekorde./SHQIP.com