Rozë

Të shtënat me armë në Top Channel, Policia bastisë shtëpinë e reperit

Pas mesnatës, rreth orës 01:00 ka mbetur i vrarë një person si pasojë e të shtënave me armë zjarri në drejtim të objektit të Top Channel.

Siç kanë bërë të ditur Policia e Shqipërisë i vdekur nga këto të shtëna ka mbetur roja i TCH.

Por, lidhur me ngjarjen, Policia ka bastisur edhe shtëpinë e reperit të njohur shqiptar, Cllevios.

Kjo është bërë e ditur nga vetë artisti përmes një video-live në Tik Tok ku shpreh ngushëllime për familjarët e viktimës duke potencuar se ai nuk ka dorë në ngjarje.

Madje, ai thotë se bastisja e dy banesave të tij nga RENEA u bë në rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Cllevio shprehet me gjuhë fyese edhe ndaj Top Channelit.

@gangg.44 #fyp #viralvideo ♬ original sound – 𝑪𝒍𝒍𝒆𝒗𝒊𝒐 44

/Shqip.com