Lajme

Të shtënat me armë mbrëmë në Prishtinë, Policia del me raport

Fotografia ilustruese
Fotografia ilustruese

Ankuesi ka raportuar në Polici se dy ose tre persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të objektit ndërtimor, ku një predhë kishte mbetur në korridorin e këtij objekti.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën, rreth orës 21:42, në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë.

Ankuesi kosovar ka raportuar se 2-3 persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të objektit ndërtimor, ku një predhë kishte mbetur në korridorin e këtij objekti. Njësitet policore, pasi kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë gjetur e konfiskuar edhe një fishek dhe një gëzhojë të kalibrit 7.6 mm. Të lënduar nuk ka, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. Lidhur me ngjarjen është informuar e konsultuar edhe prokurori. Rasti në proces hetim”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/Shqip.com