Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Skenderaj, Policia interviston një 28-vjeçar

Ilustrim

Mbrëmjen e 17 korrikut, janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri në Skenderaj.

Ndaj këtij rasti, Policia ka reaguar duke dalë në vendin e ngjarjes.

Siç njofton PK-ja, në një nga fshatrat në Skenderaj është identifikuar vendi nga ku ishin dëgjuar të shtënat në një aheng.

“Në cilësi të provave materiale është sekuestruar një armë me gas, një karikator pa fishek dhe tri (3) gëzhoja”, thuhet në njoftimin për media.

Policia e Kosovës

Gjithashtu u theksua se në cilësi të të dyshuarit është intervistuar G.G., 28 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet se ka shtënë me armë.

“Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale përdorim i armës dhe mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftim.