Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Obiliq, arrestohet një person

Ilustrim.

Në fshatin Palaj të Obiliqit mbrëmë ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Policia e Kosovës ka reaguar dhe ka arrestuar një person rreth 40 vjeç ku edhe ka bastisur shtëpinë e tij.

“Nga ana e policisë është kryer një kontrollë në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjete dhe sekuestruar një armë automatike zjarri AK-47, dy karikatorë të zbrazët dhe dy gëzhoja”, thuhet në njoftim.

Arma e sekuestruar

Personi i arrestuar për veprat shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje.

Ndaj tij janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit./Shqip.com