Lajme

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Mitrovicë, arrestohet një person

Foto e ilustruar

Një burrë është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtimin e dyshemesë së një lokali.

Siç njofton PK-ja ne raportin e tyre 24 orësh, ngjatja ka ndodhur në Mitrovicë.

Nga incidenti me të shtëna nuk është raportuar për të lënduar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili në gjendje të dehur në një lokal kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshemesë. Nuk raportohet për lëndime në njerëz.”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Po ashtu, PK-ja njofton se në vendin e ngjarjes kanë sekuestruar gëzhoja, fishek, dhe pistoletë.

“Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar: tri gëzhoja, një fishek dhe tri predha të fishekëve të armës së zjarrit, ndërsa  nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë”.

Për rastin është njoftuar prokurori, dhe pas nënshtrimit të procedurave të parapara i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Shqip.com