Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në fshatin Rrile të Lezhës.

Sipas burimeve bëhet me dije se si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur një person.

I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ende nuk ka informacion për rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:00, në fshatin Rrilë, shtetasi A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Rrilë, duke lëvizur me automjet, është plagosur me armë zjarri nga 1 person ende i paidentifikuar. 54-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku është në kujdesin e mjekëve (aktualisht jashtë rrezikut për jetën).

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimin, kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje, është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli.

Njëkohësisht, në ndihmë të Policisë vendore, janë nisur Forcat Kombëtare të Sigurisë të Njësisë Shkodër.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

/Shqip.com