Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë, policia jep detaje

Ilustrm

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Fushë Kosovë mbrëmjen e 18 shtatorit.

Rastin e ka konfirmuar për Shqip.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

“Në vend të ngjarjes kanë dalur njësitet relevante policore, përfshirë ato të Reagimit të Shpejtë, dhe Njësia e Hetimeve. Sipas informacioneve fillestare dyshohet se në drejtim të një automjeti është shtënë me armë zjarri”, tha ai.

Ilustrim

Ndërsa, shton se janë duke i kryer hetimet intensive dhe janë duke i trajtuar dëshmitë në lidhje me rastin për të zbardhur rrethanat e incidentit./Shqip.com