Lajme

Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset ish-kryetari i Velipojës

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në qytetin e Shkodrës në afërsi të Kishës Ortodokse

Ish-kryetari i komunës së Velipojës, Pashko Ujka, ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur të hënën mbrëma në qendër të qytetit të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së njohur si lulishtja e Universitetit.

Sipas policisë, i dyshuari pasi ka qëlluar është arratisur nga vendngjarja.

“Rreth orës 18:15, në lagjen ‘Vasil Shanto’ Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”.

“Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes./SHQIP.com