Lajme

Të shtëna me armë në një lokal në Athinë, vritet shqiptari

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Athinë.

Një person hapi zjarr jashtë një kafeneje në sheshin e frekuentuar të Nea Smyrni, duke vrarë një burrë dhe plagosur dy të tjerë.

Autoritetet flasin për larje hesapesh.

Pas të shtënave , paniku mbizotëroi në sheshin e Smyrna-s së Re, i cili ishte i mbushur me njerëz, si dhe shumica e dyqaneve, pasi shumë kishin zgjedhur të dilnin për të parë finalen e Kupës së Botës.

Zona, menjëherë pas të shtënave ndaj sulmuesit, është rrethuar nga forcat e policisë A dhe një ambulancë e EKAV -së ka marrë dy të plagosurit dhe të ndjerin që ishte patron i kafenesë.

Sipas informacioneve të Neësbomb.gr, viktima me origjinë shqiptare ka qenë jashtë kafenesë kur autori i shpallur në kërkim ka kaluar aty dhe e ka qëlluar.

Sulmuesi ka qëlluar një tjetër padrone të kafenesë si dhe një grua, e cila duket se nuk i ka njohur dy shqiptarët, raporton Newsbomb.

/Shqip.com