Lajme Botë

Të rejat e fundit nga Brooklyni, i dyshuari ende është i lirë

Pamje nga Konferenca e Policisë

16-të persona mbetën të plagosur në sulmin që ndodhi sot në metronë e Brooklynit.

Teksa, zyrtarët lokalë në New York – mbajtën një konferencë shtypi mbi incidentin e të shtënave në metronë e Brooklyn, pak më parë.

“Kjo është aktualisht një situatë aktive gjuajtës. Autoritetet thonë se i dyshuari mbetet i lirë dhe qyetarët duhet të jenë vigjilentë. Policia e identifikoi personin e armatosur si një mashkull i zi, i gjatë rreth 5 këmbë e 5 inç me trup të rëndë, i veshur me kapuç gri, një jelek jeshil ndërtimi dhe ai kishte një maskë gazi”, u tha në konferencë.

Brooklyn, Credits: CNN

Po ashtu zyrtarët thanë se “burri veshi maskën e tij, lëshoi ​​një kuti tymi dhe hapi zjarr ndaj pasagjerëve në bordin e një treni me destinacion Manhatanin që kalonte nëpër Brooklyn”.

Ndërsa, kjo ngjarje në Brooklyn nuk po hetohet si një akt terrorist, ka thënë komisioneri i NYPD Keechant Sewell.

Sewell i kërkoi publikut që të paraqitet me çdo informacion ose dëshmi video.

Një përditësim lidhur me detajet tjera – pritet të bëhet më vonë nga organet kompetente.