Lajme

Të qenit ambsador në Kosovë ishte nder i madh për Kosnettin

Ambasadori në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett

Të qenit Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka qenë një nder i jashtëzakonshëm për Philip Kosnett.

Në një postim në Twitter, shkroi se po largohet i sigurt se njerëzit në Kosovë janë të aftë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

Ambasadori në largim shtoi se zëvendësi i tij, Nick Giacobbe, do të jetë i ngarkuar me punë deri në emërimin e ambasadorit të ri.

“Unë largohem i sigurt në aftësinë e njerëzve të Kosovës për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë, duke e ditur se shoku dhe deputeti im Nick Giacobbe do të jetë i ngarkuar me punë deri në ardhjen e Ambasadorit të ardhshëm”, shkroi Kosnett.

Mandati trevjeçar i Philip Kosnettit përfundon në fund të këtij viti.

Ambassador i ri i SHBA-së në Kosovë është emëruar Jeffrey M. Hovenier, por ai duhet të konfirmohet nga Senati Amerikan./SHQIP.com