Lajme

Të premten rreth 30 fshatra të Lipjanit mbesin pa ujë të pijshëm deri në pesë orë

Ilustrim

Të premten, në 30 fshatra të Lipjanit nuk do të ketë furnizim me ujë të pijshëm nga ora 10:00 deri në orën 15:00, përcjell Shqip.com.

Përmes njoftimit, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” bëri të ditur se ndërprerja do të ndodh për shkak të punimeve nga KEDS.

Sipas KRU “Prishtina”, pa ujë të pijshëm do të mbesin edhe qyteti i Lipjanit në tërësi si dhe të gjitha bizneset në drejtim të QMI-së.

“Të nderuar konsumatorë të komunës së Lipjanit, pasi kemi marrë informacione nga KEDS, nesër më datë 19 nëntor 2021 , e premte do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nëpër këto stacione të pompimit: Lipjan, Konjuh, Vrellë dhe Sllovi duke filluar nga ora 10:00-15:00.

Me këtë rast pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin qyteti i Lipjanit në tërësi, të gjitha bizneset në drejtim të QMI-së dhe 30 fshatra të komunës së Lipjanit”, thuhet ndër tjerash në njoftim./SHQIP.com