Sport Ndërkombëtar

Të premten – rikthehet futbolli në Bundesliga, La Liga dhe Ligue 1

Bayern Munchen

Liga e Kombeve i mbylli dyert.

Teksa – të premten do të rikthehet futbolli në nivel të ekipeve.

Në Bundesliga, La Liga dhe Ligue 1 – do tëm zhvilllohet nga një ndeshje.

Në Gjermani do të përballen Bayern Munchen dhe Bayer Leverkusen.

Bavarezët gjenden në pozitën e pestë dhe e kërkojnë fitoren me ngulm, teksa Leverkusen është në pozitën e 15-të – dhe po ashtu hyn në këtë takim për tre pikë.

Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 20:30 – stadiumin “Allianz Arena”.

Në Spanjë – Athletic Bilbao përballet me Almerian – në “San Mames” – në ora 21:00.

Skuadra baske e udhëhequr nga Ersensto Valverde është favoritë në letër – pasi renditet në pozitën e katërt në tabelë.

Ndërsa – Almeria renditet në vendin e 16-të.

Teksa – në Francë, Marsielle e kërkon triumfin e rradhës – ndaj Angers – në po ashtu në ora 21:00.

Mysafirët kanë grumbulluar 20 pikë dhe gjenden në pozitën e dytë – vetëm dy më pak se Paris Saint Germain që është lidere.

Në anën tjetër – Angersi ka tetë pikë – dhe gjendet në vendin e 14-të./Shqip.com