Lajme

Të premten mund të vaksinoheni në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

Vaksinimi anti-COVID

Ministria e Shëndetësisë njofton se të premten mund të vaksinohen kundër COVID-19 nga ekipet mobile të vaksinimit në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Siç bëhet e ditur në njoftim, vaksinimi fillon në orën 10:00 dhe përfundon në 17:30.

“Ministria u bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë edhe këtë mundësi shtesë për t’u vaksinuar kundër COVID-19, si rrugën më të sigurt për parandalimin e infektimit nga COVID-19”, thuhet në komunikatën për media.

Ndërsa, një praktikë e tillë, sipas MSH-së, do të fillojë së shpejti edhe në komuna të tjera të Kosovës.

“MSh falënderon Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) për mbështetje për aksionin e nesërm të vaksinimit në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë”.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në nivel vendi janë dhënë 5.560 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit anë dhënë 1.519.933 doza të vaksinës, ndërsa 686.238 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./SHQIP.com