Lajme

Të premten gjykata del me vendim për vrasjen e Agonis Tetajt

Gjykata Themelore Pejë

Gjykata Themelore në Pejë të premten do të shpall vendimin në rastin, ku Shaban Gogaj po akuzohet për vrasje të rëndë të Agonis Tetajt.

Vendimi do të shpallet në ora 11:00 – katër vite pas vrasjes së Agonisit.

Në seancën e sotme mbrojtja e palës së dëmtuar ka kërkuar nga gjykata që i akuzuari të shpallet fajtor për vrasje të rëndë duke ja numëruar gjykatës edhe arsyet që sipas tij duhet pas parasysh gjykata me rastin e matjes së dënimit, raporton Kallxo.com

Gjatë fjalës së tij përfundimtare ai tha se gjykata e Pejës ka treguar shembull se si duhet udhëhequr një proces në mënyrë të paanshme.

“Ju sot mund të jeni shembull që mund të dëshmoni se sistemit të drejtësisë mund t`i besohet, dhe t`i dëshmohet se askush nuk mund të ndikoj në sistem pa marrë parasysh fuqinë financiare”- tha Tmava.

Tmava tha se mjafton videoincizimi në shkresat e lëndës për të vërtetuar akuzën. Prokurori po ashtu kërkoi që Shaban Gogaj të dënohet për vrasje të rëndë, duke ja renditur gjykatës rrethanat që duhet marrë parasysh më rastin e matjes së dënimit.

Ndryshe, Agonis Tetaj ishte vrarë në lokalin “Gogaj Ag” në Deçan, ku ai ishte punëtor – për vrasjen e tij po ngarkohet djali i pronarit të kompanisë, Shaban Gogaj.

Aktakuza për këtë rast ishte ngritur nga Prokuroria e Pejës, përkatësisht prokurorja Sahide Gashi, e cila ishte përjashtuar nga ky rast dhe rasti ishte bartur për përfaqësim në Prokurorinë e Gjilanit.

/Shqip.com