Lajme Ballkan

Të premten arrijnë në Shkup trupat e viktimave të autobusit në Bullgari

Autobusi i aksidentuar.

Të premten, më 3 dhjetor, në ora 09:00, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit do të mbërrijnë 45 kufomat e viktimave që vdiqën nga aksidenti i autobusit në Sofje të Bullgarisë, përcjell Shqip.com.

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë Veriore, Bujar Osmani, ka bërë të ditur se nga ora 10:00 deri në 13:00, qytetarët mund të bëjnë nderimet e fundit duke vendosur lule në sheshin “Skënderbeu”.

“Ju njoftojmë se nesër, më 3 dhjetor, në ora 09:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit pritet të mbërrijnë kufomat e 45 qytetarëve që humbën jetën në aksidentin tragjik në afërsi të Strumës, në Republikën e Bullgarisë.

Në periudhën nga ora 10:00 deri në 13:00, qytetarët do të mund të bëjnë nderimet e fundit duke vendosur lule në Sheshin “Skënderbeu”, si dhe të ndjekin kortezhin mortor  që do të kalojë përgjatë bulevardit, pranë sheshit, nga ora 11:00 dhe 12:00”, shkroi ai në Facebook.

Ndryshe, orët e para të 23 nëntorit, 45 vdiqën nga një aksident ku një autobus u përfshi nga flakët në Sofje të Bullgarisë, ku shumica e tyre ishin shqiptarë që jetonin në Maqedoninë e Veriut.

Autobusi ishte nisur nga Stambolli dhe kishte për destinacion Shkupin, ku 12 viktima ishin të mitur./SHQIP.com