Lajme

Të parku në Sllatinë një burrë ngacmon një 8-vjeçare: “A po vjen shëtisim në pisha?”

Parku/ilustrim

Parku Rekreativ “Te Pishat” në Sllatinë ka njoftuar se një prind ka raportuar se vajza e tij është ngacmuar nga një burrë i moshës së mesme.

Siç bënë të ditur kjo faqe rasti ka ndodhur të premten mbrëma.

Sipas njoftimit nga ky park dhe rrëfimi i prindit, personi i panjohur ishte fshehur afër një makine dhe i ka bërë thirrje tetëvjeçares “a po vjen shëtisim në Pisha”.

“Fëmija ka qenë 10 metra larg prindit dhe me vrap ka shkuar t’i tregojë se një ‘axh më tha hajde shëtisim por unë nuk e njoha e as nuk është shok i babait”, thuhet më tej në njoftim.

Tutje në njoftim ju bëhet apel prindërve që mos ti lejojnë të qëndrojnë vetëm.

Ky paralajmërim edhe disa ditë pasi një 11-vjeçare dyshohet se u dhunua nga pesë persona brenda një dite në kryeqytet.

Të njëjtit tashme janë arrestuar nga policia dhe janë në paraburgim.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë nga Parku Rekreativ “Te Pishat” në Sllatinë: