Lajme Botë

Të paktën tre të vdekur nga të shtënat në një lagje luksoze të Los Angelosit

Të paktën tre persona mbetën të vdekur ndërsa katër u plagosën pas të shtënave me armë zjarri në Kaliforni.

Frank Preciado nga Departamenti i Policisë së Los Angelosit konfirmoi se të shtënat ndodhën në Beverly Crest, lagje luksoze në Los Angelos.

Nga shtatë personat e qëlluar, katër ishin në apartament ndërsa tre të vdekurit ishin brenda një automjeti.

Të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Preciado tha se policia për momentin po zhvillon hetime rreth këtij krimi, i cili është i katërti brenda muajit janar të 2024, raporton CNN.

Për të tretin vit radhazi, Shtetet e Bashkuara regjistruan më shumë se 600 të shtëna masive në vitin 2022 dhe secila prej tyre vrau ose plagosi të paktën katër persona.

/Shqip.com