Lajme Botë

Të paktën shtatë të vdekur nga stuhia e fuqishme në SHBA

Një stuhi e madhe, që shkaktoi erëra të fuqishme dhe tornado goditi mbarë jugun e Shteteve të Bashkuara, duke lënë të vrarë të paktën shtatë persona në Xhorxhia dhe Alabama.

Në këto dy shtete amerikane është raportuar për dëme materiale.

Autoritetet thanë se më vonë gjatë të premtes mund të kenë një pamje më të qartë të madhësisë së dëmit të shkaktuar nga kjo stuhi dhe mund të ketë edhe më shumë viktima, pasi pritet të përmirësohen kushtet atmosferike.

Të paktën 12 persona janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor ndërsa numri i të vdekurëve ka arritur në shtatë.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, janë regjistruar 33 tornado që kanë goditur në Misisipi, Alabama, Xhorxhia, Tenesi, Kentaki dhe në Karolinën e Jugut dhe të Veriut.

Për shkak të stuhisë, rreth 40.000 amerikanë mbetën pa rrymë të enjten mbrëma në Alabama, ndërkaq 86.000 në Xhorxhia, raporton Radio Evropa e Lirë.

/Shqip.com