Të paktën 50 të vrarë nga shpërthimi në një xhami afgane
Publikuar:
(12.11.2021 14:31:01)

Një sulm vetëvrasës me bombë ka ndodhur në një xhami në qytetin afgan, Kunduz, ku kanë mbetur të vrarë të paktën 50 persona, thonë zyrtarët.
Trupat u panë të shpërndarë brenda xhamisë Said Abad, e përdorur nga komuniteti mysliman shiit i pakicës, raporton BBC, transmeton Shqip.com.
Më shumë se 100 persona u plagosën nga shpërthimi në qytetin verior.
Grupi Shteti Islamik tha se qëndronte pas sulmit.
Ekstremistët myslimanë sunitë kanë vënë në shënjestër shiitët, të cilët ata i shohin si heretikë./Shqip.com