Lajme Botë

Të paktën 3,000 njerëz besohet të jenë të vdekur në Turqi dhe Siri

Sipas raportimeve, numri i fundit i të vdekurve nga tërmetet shkatërruese të mëngjesit të sotëm ka tejkaluar shifrën prej 3000 njerëzve në Turqi dhe Siri.

Rreth 2,316 njerëz kanë vdekur tani në Turqi, sipas agjencisë së vendit për fatkeqësitë. Në Sirinë fqinje, të paktën 1,293 njerëz kanë vdekur.

Presidenti i Turqisë, Taip Erdogan ka shpallur shtatë ditë zie kombëtare.

Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi për media në rrjetin e tij social në Facebook.

“Prej shtatë ditësh është shpallur zie kombëtare për shkak të tërmeteve të ndodhura në vendin tonë më 6 shkurt 2023 Flamuri ynë do të jetë në gjysmështizë deri në perëndim të diellit të dielën më 12 shkurt 2023 në të gjitha agjencitë tona brenda dhe jashtë vendit”, ka shkruar Erdogan.

Dhjetra vende kanë premtuar ndihmë që nga tërmeti 7.8 ballë, i cili goditi pasi njerëzit ishin ende në gjumë dhe në mot të ftohtë që ka penguar përpjekjet emergjente.

Ndërtesat shumëkatëshe të banimit plot me banorë ishin në mesin e 3,400 strukturave të rrënuara në Turqi, ndërsa Siria njoftoi dhjetëra shembje, si dhe dëmtime në vendet arkeologjike në Aleppo.

/Shqip.com