Lajme Zjarret e ndezura kanë shkaktuar rrezik të madh në zonat përreth dhe jo vetëm. Sipas zëdhënësit të KEDS-it, Viktor Buzhala, zjarret kanë shkaktuar djegien e aseteve elektroenergjetike në disa raste në komuna të ndryshme të Kosovës.

Të paktë në numër por zjarrfikësit i shuan mbi 200 zjarre në muajin mars

Zjarrfiksat e Kosovës

Ndezja e zjarreve me qëllim për të djegur mbeturina apo për t’i eliminuar parazitët në tokat pjellore – po shkakton rrezik të përgjithshëm.

E vetëm gjatë muajit mars, janë shënuar 205 raste për të cilat është nevojitur intervenimi i ekipeve të zjarrfikësve.

Kështu thotë për SHQIP.com,  Latif Zeka, shef i zjarrfikësve të Kosovës.

“Në muajin mars i kemi pas gjithsej 205 intervenime, kryesisht nëpër territore fushore malore.” – u shpreh ai.

Se zjarret shkaktohen nga vetë dora e njeriut, e pohon edhe Latifi.

“Janë zjarre që ndezën nga njerëzit për shkak të eliminimit të parazitëve në tokat e tyre. Ka edhe raste ku duan t’ djegin mbeturinat”, tha Latifi për SHQIP.com.

Intervenimi sa më i shpejtë i zjarrfikësve për ta ndalur zjarrin jo çdoherë rezulton të jetë i tillë.

E, sipas Latifit kjo ndodh për shkak të numrit të vogël të zjarrfikësve.

“Për komunat të cilat ne i mbulojmë, Prishtinën, Fushë Kosovën, Obiliqin dhe Graçanicën jemi numër i vogël i ekipit. Jemi veç 99-të. Shumica janë të moshës deri 51 vjeçare. Kjo është arsyeja pse nuk mundemi me i mbulu 100 për qind të rasteve”.

Ilustrim

“Veç komuna e Prishtinës duhet t’i ketë 150 zjarrfikës. Çdo komunë duhet t’i ketë zjarrfikësit e vet. Nuk po punohet fare në këtë aspekt”, u shpreh Latifi.

Derisa drejtoi disa ankesa, shefi i zjarrfikësve të Kosovës tha se ka dy kërkesa drejtuar Qeverisë së Kosovës.

“Ne kërkojmë të zgjidhet statusi i zjarrfikësave dhe të rritet numri i ekipit, vetëm kaq”, përfundoi Latif Zeka për SHQIP.com.

Theksojmë se janë bërë mbi 10 vjet prej kur Shërbimi i Zjarrfikëse dhe Shpëtimit ka kaluar nga niveli lokal nën menaxhim të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ani pse janë nën ombrellën e MPB-së, ata pagat vazhdojnë t’i marrin ende nga komunat.

Raportohen pesë raste të djegies së tokës, KEDS alarmon për dëmtim të rrjetit elektrik

Zjarret e ndezura kanë shkaktuar rrezik të madh në zonat përreth dhe jo vetëm.

Sipas zëdhënësit të KEDS-it, Viktor Buzhala, zjarret kanë shkaktuar djegien e aseteve elektroenergjetike në disa raste në komuna të ndryshme të Kosovës.

“Kjo situatë është e papranueshme, pasi përveç dëmtimit të aseteve, po ndikon direkt në ndërprerjen e energjisë elektrike për mijëra konsumatorë”, ka thënë Buzhala.

Vetëm gjatë për një ditë, në Policinë e Kosovës janë raportuar pesë raste të zjarreve në komuna të ndryshme të Kosovës.

Të dielën e 27 marsit, sipas PK-së, tri raste janë raportuar si “zjarr vënie” ndërsa dy si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Prishtinë, 27.03.2022 – 17:19. Raportohet se ne rrethana deri më tani të pa njohura është përfshirë nga zjarri një autobus. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes, nga ana e zjarrfikësve është lokalizuar dhe shuar zjarri. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

“Fsh. Obranqë, Podujevë, 27.03.2022 – 12:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i janë djegur rreth 10 hektar pronë bari i thatë. Zjarrin e kanë shuar banorët e fshatit dhe sipas ankuesit një i dyshuar mashkull kosovar e ka ndezur zjarrin. Rasti është duke u hetuar.

Fsh. Rogoqicë, Kamenicë, 27.03.2022 – 15:35. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është përfshirë nga zjarri një pjesë e malit prej rreth 5 hektarësh. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

Samadrexhë, 27.03.2022-13:30. Dyshohet se deri sa ka qenë duke punuar në arat e tij i dyshuari mashkull kosovar ka bërë ndezjen e një zjarri për t’i djegur disa mbeturina dhe për një moment zjarri është përhapur duke djegur rreth 50 ari fushë si dhe një vresht e pa punuar. Zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin. Në konsultim me prokurorin kujdestar është inicuar rasti dhe procedohet në procedurë të rregullt.

 Fsh. Bubël, Malishevë, 27.03.2022 – 15:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është duke u djegur një pjesë e madhe e malit pronë publike. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit janë duke u munduar ta lokalizojnë zjarrin. Rasti është duke u hetuar./Shqip.com